Ministria e Jashtme njofton masat e reja: Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

141
Sigal

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se për udhëtimet drejt Italisë, nuk do të aplikohet kriteri i ‘green pass’.

Duke filluar nga data 01 qershor 2022, nuk do të aplikohet kriteri i paraqitjes së ‘green pass’: certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ.

Njoftimi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme:
NOA

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Itali kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, duke filluar nga data 01 qershor 2022, nuk do të aplikohet kriteri i paraqitjes së ‘green pass’: certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ.

Udhëtimet lejohen për çfarëdo arsye.
Për më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ.