Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, këtë të mërkurë, është ndaluar pranë mjediseve të teatrit ‘Bylis’ në Fier për të mbledhur firmat për peticionin për rindërtimin e teatrit në vendin ku ishte dhe siç ishte.
Në fjalën e tij para qytetarëve, regjisori Edmond Budina u shpreh se, duhet të punojmë për të ngritur piedestalin e qytetarisë, pasi me çështjen e teatrit u mblodhën të gjitha hallet e vendit, duke shkelur Kushtetutën.
Aleanca për mbrojtjen e Teatrit në Fier u mbështet edhe nga përfaqësues të opozitës.
Aktori Neritan Liçaj tha se, Fieri duhet të ishte populli më me mirëqenie, por e gjithë paraja vete te oligarkët.
“Këta janë shqiptarë që Shqipërinë nuk e duan. Gjithë ky popull është si të gjitha rrethet, i varfër. Është anti shqiptar që shkatërron popullin e vet, ne do e mbulojmë në varrin e tij politik”, deklaroi Liçaj duke akuzuar kryeministrin Rama.