Zjarri që tronditi në Tiranë mund të kishte qenë me pasoja të rënda

344
Sigal

Zjarri në papafingon e një vile 4 katëshe, në Komunën e Parisit, pranë Kompleksit Dinamo, do të kishte qënë me të vërtetë i rrezikshëm dhe me pasoja të rënda, nëse do të kishte ndodhur paradite.

Kjo vilë, është një kopsht privat, dhe shumë i frekuentuar. Ka ambjente të jashtme me lojëra dhe shpesh aty kalojnë kohën në kafen ngjitur edhe banorë me të vegjlit e tyre.

Për fat, zjarri ka ndodhur pasdite vonë, kur kopshti dhe kafja ngjitur me të, ishin mbyllur. Banorët kanë mësuar nga hetimet fillestare të zjarrfikësve dhe policisë, se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. 4 zjarrfikëse rrethuan godinën dhe lagjen aty, ku u bllokua qarkullimi për gati 1 orë.

Kjo ngjarje, për fat pa pasoja, sjell edhe një herë në vemendje, mungesën e standarteve të sigurisë në ambjentet që janë kthyer në shkolla, kopshte apo çerdhe private, dhe na kujton nevojën e kontrolllit e mbikqyrjes së tyre, për të parandaluar tragjedi në të ardhmen.

Nga fotoja kuptohet qartë se papafingoja e katit të fundit, është shkrumbuar e gjitha, dhe vila është praktikisht tashmë, 3-katëshe.