Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka zhvilluar mesditën e sotme homazhe në nder të ish Presidentit, Bujar Nishani, që ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani.
Në një prononcim për mediat, kreu i shtetit tha se Nishani “ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar dhe interesit publik, i demokracisë dhe parimeve e vlerave më të rëndësishme të saj, dhe i vetë kushtetutës. Ai lë pas një trashëgimi shumë pozitive”.
Presidenti Meta: Ai nuk ishte vetëm një bashkëshort e prind shembullor por pa asnjë diskutim që ishte një nga politikanët e mbi të gjitha qytetarët më të përgjegjshëm e më seriozë, të këtyre dekadave i cili në çdo detyrë politike e shtetërore shkëlqeu me korrektësinë e tij me integritetin e tij me principialitetin e tij, kontruktivitetin që e karakterizonte dhe në çdo detyrë në mënyrë të veçantë atë të presidentit, ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar dhe interesit publik, i demokracisë dhe parimeve e vlerave më të rëndësishme të saj, dhe i vetë kushtetutës.
Ai lë pas një trashëgimi shumë pozitive dhe një kujtim të paharruar për të gjithë ata të cilëve iu shërbeu me përkushtim, besnikëri, dhe për gjithë ata që e patën mundësinë a njihnin gjithmonë nga pranë e të njihnin dhe virtytet më të mira njerëzore që mishëronte.