Ministri Çuçi: Qendër kërkimore për pedagog ë dhe studentë në UBT

489
Sigal

Universiteti Bujqësor i Tiranës shumë shpejt do të ketë fermën e tij eksperimentale që do të vihet në dispozicion të studentëve që studiojnë atje. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku është miratuar fondi prej 1 milion dollarësh për ngritjen e fermës me sipërfaqe 135 hektarë. Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi: Një ditë pas nisjes së punës në administratën publike të 871 studentëve ekselent, nga të cilët 31do të jenë pjesë e Ministrisë së Bujqësisë, kemi sot për të ndarë bashkërisht një tjetër zhvillim pozitiv në kuadër të angazhimeve që kemi marrë për Paktin e Universitetit. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për ti kaluar Universitetit Bujqësor të Tiranës fondin prej 1 milion dollarë për financimin e fermës eksperimentale, didaktike të këtij Universiteti. Ferma me sipërfaqe 135 hektarë është një sipërmarrje që bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ferma me sipërfaqe 135 Ha është një sipërmarrje që bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ajo përfshin ngritjen e infrastrukturës didaktike trajnuese dhe demonstruese, sistemimin e tokës dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes, rritjen e mekanizimit, mbarështimin e kafshëve dhe krijimin e koleksioneve të bimëve. Ajo do të shërbejë gjithashtu si një qendër kërkimore për pedagogët, për praktikat mësimore të studentëve dhe për trajnimin e specialistëve të bujqësisë. Do të jetë gjithashtu edhe një atraksion për turistët, sidomos pjesa e kopshtit zoologjik me kafshët e buta. Ngritja e kësaj ferme do të jetë për Universitetin Bujqësor të Tiranës edhe një formë alternative për të siguruar të ardhura për vetë universitetin.  Ne do ta përdorim ekspertizën e Universitetit Bujqësor si shërbim konsulence për të hartuar politika dhe projekte në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore, peshkimit dhe veterinarisë. Ky universitet mbetet një pol i rëndësishëm i kërkimit shkencor dhe i ka të gjitha kapacitetet për t’i shërbyer nevojave të vendit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.