Shpallen nga QKMA, fituesit e çmimit me emrin e gazetarit të fjalës së mençur e të matur.

538
Sigal

Shpallen nga QKMA, fituesit e Çmimit Kombëtar Fatos Baxhaku për gazetarët dhe korrespondetët lokalë me temën “Media lokale për çështje vendore”.

Çmimi i parw shkon për gazetaren e News 24 dhe gazetës “Panorama” Brikena Metaj

Qendra Kulturore Mediatike Antigonea organizoi në mjediset e Radio Televizionit Gjirokastra ceremoninë e shpalljes së fituesve të Çmimit Kombëtar Fatos Baxhaku për gazetarët dhe korrespondetët lokalë me temën “Media lokale për çështje vendore”.

Në prezencë të një numri të kufizuar miqsh dhe kolegësh, për shkak të respektimit të protokolleve të pandemisë, por me një respekt dhe dashuri të madhe për gazetarin e fjalës së mençur e të matur, për “babain e reportazhit” të ndarë nga jeta, Fatos Baxhaku, ndarja e çmimeve ku u përfshinë rreth 60 gazetarë dhe korrespondentë lokalë u organizua në ditën e lindjes së tij, në 9 Janar.

“Ditëlindja e kësaj ikone të gazetarisë moderne shqiptare, e një prej gazetarëve më të admiruar nga lexuesi dhe publik shqiptar, këtij modeli të përkryer të gazetarisë, ishte dita më e mirë, sepse për ne miqtë e tij, Tosi ështe larguar vetëm fizikisht dhe sepse e meriton plotësisht që emri i tij të vendoset në ballë të kësaj gare dhe të këtij konkursi që synon të rilindë gazetarinë që këmben qendrën me periferinë dhe që problemet e periferisë së largët i çon në qendër të vëmendjes së shtetit dhe institucioneve të tij”, u shpreh në fillim të këtij eventi gazetari Engjëll Serjani, kryetar i QKMA.

Në vend të ritualit të zakonshëm për të mbajtur një minutë heshtje, moderatorja e ceremonisë Yllka Ponde ftoi pjesëmarrësit për një duartrokitje të fortë dhe të gjatë në nderim të Fatos Baxhakut, me emrin e të cilit është pagëzuar ky konkurs. Pjesë e këtij eventi ishin edhe gazetarët e Grupimit Rinor “Gazetarët e së Ardhmes”, të cilët nëpërmjet anëtareve të këtij grupimi Dea KODRA dhe Alba HASKA, prezantuan një skedë të shkurtër të krijimtarisë së Fatos Baxhakut.

Juria e këti konkursi përbëhej nga gazetarë me një karrierë të gjatë në mediat lokale si gazetarë, redaktorë dhe drejtues për dekada të tëra të mediave të shkruara dhe vizive. Kryetare e Jurisë ishte zonja Kaliopi Bici, ish – gazetare dhe kryeredaktore e redaksisë së lajmeve në Radio-Gjirokastra. Radioreportazhet e saj plot gjallëri e probleme nga rajoni jugor i vendit kanë patur ndikim në jetën sociale të zonave të thella e malore. Anëtar i Jurisë, zoti Ylli Musta, ish – gazetar dhe drejtues i redaksisë së ish-gazetës lokale “Pararoja” dhe kryeredaktor i revistës “Policia”, një lëvrues i talentuar i reportazhit, me ndjeshmëri lirike dhe sociale. Mbahen mend dhe sot e kësaj dite reportazhet e Ylli Mustës.

Anëtar i jurisë ishte zoti Habip Jashari, ish – telekronist i RTV Shqiptar për rrethin e Përmetit, ish-gazetar i gazetës “Pararoja”, ish-drejtor i gazetës së parë pluraliste “JAVA” dhe një menaxher i suksesshëm i reklamave në Televizionin Kombëtar KLAN. Kronikat e Habipit në TVSH, shkrimet me përmbajtje sociale dhe veçanërisht shkrimet kritike të Habip Jasharit nuk mund të harrohen, sidomos nga ata që u digjte dhe cukste nga kritika e tij.

Mbështetur në vlerësimet dhe vendimin përfundimtar të Jurisë së konkursit për  Çmimit Kombëtar Fatos Baxhaku për gazetarët dhe korrespondetët lokalë me temën; “Media lokale për çështje vendore”, me çmim të parë u vlerësua gazetarja Brikena Metaj, korrespondente e TV News 24, gazetës “Panorama” dhe BW.

Me çmim të dytë u vlerësuan gazetari me eksperiencë Thoma Nika i mediave lokale Sarandë dhe Jonida Qirko e mediave sociale Gjirokastër. Çmimin e Tretë e merituan: gazetarja dhe kryeredaktorja e TVGJ Silvana Lula, gazetari tepelenas i mediave sociale Aleksandër Toti dhe raportuesja e emisionit të përditshëm Aldo Mornig SHOW, gazetarja e TV Klan Dorina Muho.

Çmimet dhe suveniret shoqëruese u dorëzuan tek fituesit nga kryetarja e Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës Lindita Rova, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Çipa, kryetari i QKMA Engjëll Seriani, drejtori i TVGJ Arjani Xhani dhe të ftuar të tjerë pjesëmarrës në këtë event.

Vlerësimi i këtyre çmimeve u çertifikua me motivacionin e përbashkët: “Përmes reportazheve, investigimeve, raportimeve dhe dokumentarëve, realizuar gjatë vitit 2020, me cilësi, kurajo dhe profesionalizëm të lartë, ka ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e ndjeshmërisë sociale të opinionit publik në nivel vendor e kombëtar dhe ka ndikuar në reagimin institucional për zgjidhjen e problemeve të komuniteteve lokale”.

QKMA kishte menduar të vlerësonte edhe një grup gazetarësh me eksperiencë që kanë kontribuar dhe kanë mbajtur gjallë shtypin dhe median lokale ndër vite, duke raportuar si korrespondetë nga terreni për disa dekada, me çmimin e posaçëm të Qendrës Kulturore Mediatike Antigonea, Çmimin e Karrierës.

Me Çmimin e Karrierës u nderuan 7 gazetarë: Besim Dybeli nga Elbasani, Vladimir Muçaj nga Fieri, Hysen Lekdisha nga Dibra, Habip Jashari, Ylli Musta, Kaliopi Bici dhe Yllka