Zgjedhjet/ Ja kush janë 4 partitë që do kenë anëtarë në KZAZ

326
Sigal

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në bazë të propozimeve të ardhura pranë këtij institucioni, të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë në KZAZ, do ta kenë vetëm 4 parti politike, përkatësisht: PS, PD, LSI dhe PSD.

Referuar Kodit Zgjedhor, vendimit nr.5, datë 07.01.2021 të Komisionit Rregullator dhe vendimeve nr. 40, datë 23.12.2020 dhe nr.5, datë 07.01.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve e kanë 4 parti politike: Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe Partia Social Demokrate.

Afati për dorëzimin e propozimeve dhe dokumentacionit përkatës ishte dita e sotme, data 11 janar 2021. I kanë depozituar pranë KQZ-së propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve; Partia Demokratike e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Partia Social Demokrate.

Administrata e KQZ-së do të shqyrtojë propozimet dhe dokumentacionin përkatës të propozimeve të partive.