Deputetët e rinj brenda parlamentit votojnë ligjet e mazhorancës, opozita proteston jashtë

569
Sigal

Dje parlamenti zhvilloi seancën e radhës, pas betimit, shtatë deputetët e rinj të opozitës kanë votuar për herë të parë projektligjet në Kuvendin e Shqipërisë. Alban Zeneli i zgjedhur nga listat e PD-së votoi kundër, Lefter Maliqi abstenoi, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha dhe Elda Hoti pro projektligjit të propozuar nga qeveria për nxitje të punësimit, ndërsa Edlira Hyseni nuk ishte e pranishme. Kundër projektligjit për nxitjen e punësimit votoi edhe deputeti Ylli Shehu nga opozita e re, i betuar javën e kaluar. Aktivistët e opozitës kanë hedhur në oborrin e Parlamentit disa kapsolla, ndërkohë që në seancë po betoheshin deputetët “tradhtarë”. Për të larguar aktivistët e PD-së, policia ka përdorur makinën ujë hedhëse. Të rinj të PD-së janë mbledhur para godinës së Kuvendit me në duar pankarta thumbuese për deputetët e rinj që kanë marrë mandatin, duke aluduar se ata janë blerë me 300 mijë euro e sipër nga mazhoranca. Teksa Kuvendi vijon punimet, mbi kokat e 300 policëve që ruajnë godinën u ngrit një dron që mban varur një pankartë me mesazhin: “Parlamenti i Krimit”..