Ministri Andi Salla/ Ministri i Bujqësisë në takimin me mediat, zbardhi projektet e reja për bujqësinë dhe rihapjen e fondeve të IPARD

 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andi Salla, zhvilloi një  takim me  gazetarët me rastin e festave të fundvitit. Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri vlerësoi rolin thelbësor të medias në informimin e publikut dhe në pasqyrimin e zhvillimeve të rëndësishme të vendit, duke e cilësuar këtë takim si një shenjë mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e gazetarëve gjatë gjithë vitit.

NOA

Në bashkëbisedimin me gazetarët Salla u shpreh se prioritet mbetet bujqësia, ku viti i ardhshëm vjen me lajmin pozitiv për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë me hapjen e subvencioneve  nga Bashkimi Europian dhe partnerë të tjerë. Gjithashtu fondi i akorduar prej 200 mln euro pritet t’i jap frymëmarrje nevojave të sektorit bujqësor të Shqipërisë, duke e ndihmuar atë të zhvillohet në mënyrë më të qëndrueshme dhe konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Takimi mbyllës i vitit ishte një mundësi për të falenderuar gazetarët për punën e tyre të palodhur gjatë vitit 2025 dhe për t’i ftuar ata të vazhdojnë mbështetjen e projekteve që do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e vendit në vitin 2025.