Sigal

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme Kuvendi ka miratuar dekretet e presidentit për shkarkimin e ministrave të vjetër dhe emërimin e minstrave të rinj. Seanca zgjati shumë pak. Edhe pse opozita kërkoi të merrte fjalën, kjo nuk u pranua nga mazhoranca, me justifikimin se ishte në shkelje të rregullores. Për disa minuta u krijua tension në sallë, por mazhoranca vijoi e qetë me votimin e dekreteve të presidentit. Në fotot më poshtë që sjell LSA pasqyrohet gjithçka ndodhi sot në Kuvend; fytyra të qeshura të ministrave që vijnë, zymtësi tek ata që ikin, tension, buzëqeshje të shtirura, makina luksoze dhe veshje të shtrenjta.