Minatorët e Bulqizës garojnë me kandidat të pavarur në zgjedhjet e 25 Prillit

292
Sigal

Minatorët e Bulqizës duan ta çojnë betejën në Parlament, ku kërkojnë të përfaqësohen me një deputet të pavarur që vjen pikërisht nga radhët e tyre.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës njoftoi se në zgjedhjet e 25 prillit, do të mbështesë kandidaturën e Elton Debreshit, që pritet të garojë në Qarkun e Dibrës si deputet i pavarur. Debreshi është edhe kryetar i kësaj sindikate.

“Një minator në Parlament do të ishte garancia që të drejtat tona nuk do të nëpërkëmben më tej, që zëri i minatorit nuk do të vijojë të mbytet njëlloj si jetët tona”, thuhet në njoftimin e Sindikatës, ku nënvizohet se Statusi i Minatorit, do të jetë kryefjala në çdo hap të kësaj rruge.