Miliona euro për projektet 3D / Shqipëria me rrjetin më të dobët rrugor në Europë

178
Sigal

Miliona € për projekte 3D/ Shqipëria me rrjetin më të dobët të infrastrukturës rrugore në Europë

Shqipëria renditet  vendi me rrjetin më të dobët të transportit rrugor në Europë.  Përpos  propagndës qeveritare dhe  Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, mbi  të ashtuquajturat projekte 3D dhe  asfaltit elektoral në prag të zgjedhjeve parlamentare, të dhënat krahasuese të Eurostat, thotë se për këtë tregues vendi ynë, renditet i fundit në Union.Bashkimi Europian numëron rreth 900 metër rrugë për kilometër katror, ndërsa në Rajon Mali i Zi renditet i pari për dendësinë e rrjetit rrugor me rreth 700 metër rrugë për kilometër katror të sipërfaqes.Maqedonia renditet e dyta në Rajon me mbi 600 metër rrugë për kilometër katror, më tej Serbia me 550 metër rrugë për kilometër, Kosova me 240 metër rrugë për kilometër katror dhe në fund Shqipëria me vetëm 180 metër për kilometër.Rrjeti rrugor i Shqipërisë, përfshirë rrugët interurbane kryesore, rrugët interurbane dytësore dhe ato urbane përbëhet prej rreth 18.600 km, nga të cilat rreth 1500 kilometër janë akse kombëtare.Sipas një inspektimi të rrjetit kombëtar rrugor që u mbikëqyr nga Banka Botërore në vitin 2019 mbi 558 kilometra ose 41 për qind e rrugëve kombëtare në vend janë në gjendje shumë të keqe. Shqipëria gjatë dy dekadave të fundit ka autorizuar investime të mëdha në infrastrukturën rrugore, por projektet shpesh kanë rezultuar me kosto jo fisibël dhe vendi nuk ka arritur të përmirësojë inventarin e rrjetit rrugor.