Suplementi Pena Shqiptare/ Virgjil Kule: Puthja fatale

295
Sigal

 

PUTHJA FATALE

 

Dielli lëshoi një klithmë prej zjarri.

Fytyra e hënës u bë krejt meit.

Kur panë se si po flirtonte me Tokën

Romeo prej guri, një As-te-ro-id.

Toka nazike bishtsyri vështronte:

Herë hënën, herë diellin, herë mikun e ri.

E dehur nga veset iu shkrep të lodronte

Një puthje çapkëne ta merrte tani!

I shkeli pak syrin, por hapin s’e hodhi!

As vete se kuptoi pse shmangu takimin.

Përplasja fatale kësaj rradhe nuk ndodhi

Mëshira qiellore sa fat për njerëzimin!

 

 

DIELL MBI AKULL (etyd)

Teksa zbardhin flokëdëborat mbi çatitë që pjerrësojnë.

Stalaktitet dhëmbësharrë prej një rrezeje ndriçojnë.

Dalëngadalë rezja forcohet, stalaktitet lotëngrirë.

Fillojnë kujën me të qara, s’ngel pullaz pa u përfshirë.