Meta takon Berishën: Aleancë e jashtëzakonshme! Sot do komunikohen zhvillime të reja, koalicioni është kthyer në tmerrin e Ramës

91
Sigal

 

Berisha tha se ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD. PD hyn në këto zgjedhje në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën. Teksa la të theksohej se do ketë aleancë dhe me parti të tjera

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se sot pritet të komunikohen zhvillime të reja brenda koalicionit opozitar për zgjedhjet lokale. “Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD. PD hyn në këto zgjedhje në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit, Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë.

Ky koalicion do njohë zhvillime të tjera të reja dhe do komunikohen zhvillimet e reja të këtij koalicioni. Ne jemi të bindur se koalicioni është tmerri i Edi Ramës. Edi Rama është i tmerruar nga këto zgjedhje. Ai urdhëroi gjykatës të pamoral, pa ndërgjegje profesionale dhe njerëzore, të shkelmojnë ligjet. Ai, me pengjet e tij, po degradon çdo institucion të këtij shteti.

Dy gjëra dua t’u them: Njohja e Alibashës me autorizimin e një të dorëhequri, ekziston në një formë të ngjashme vetëm te Shpirtrat e Vdekur të Çiçikovit. Si episod! Nuk ka në historinë e botës një autorizim të vlefshëm. Këto janë testamente të njerëzve pa moral, të pengjeve që shfrytëzohen në mënyrën më të turpshme.

Së dyti, nuk ekziston në asnjë ligj dhe Kushtetutë, që zyrtari që jep dorëheqjen, duhet të regjistrojë dorëheqjen në gjykatë. Këtu tejkalohet. Askush asnjëherë në këtë vend nuk ka vënë kurrë në dyshim deklaratën e dorëheqjes. Siç bën Edi Rama me Lulzim Bashën.

Këto vijnë nga tmerri që ai ka nga vota e lirë. Ai e ndjen se është i humbur, ai e ndjen se ka shpërthyer një urrejtje popullore ndaj tij, që nuk ka të krahasuar, përveç urrejtjes ndaj Enver Hoxhës,”- tha Berisha. Kryetarit të Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta takoi  kryetarin e PD, z. Sali Berisha në selinë blu, takim që zgjati rreth një orë.

  1. Meta ishte i shoqëruar nga z. Petrit Vasili dhe në dalje tha për mediat se janë takime në kuadër të koordinimeve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Ne jemi në prag të fushatës dhe këto takime janë normale, – tha kreu i PL, – në kuadër të bashkëpunimit tonë dhe të kësaj aleance të jashtëzakonshme të të gjithëve për ndryshim. Në datën 15 maj, shumica e kryetarëve i përket ndryshimit dhe opozitës së bashkuar dhe pa asnjë diskutim, edhe shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do t’i përkasë opozitës”, tha ai.

Takimi vjen në përfundim të afateve të regjistrimit të koalicioneve partiake për zgjedhjet vendore të 14 majit, dorëzimit të dokumenteve në KQZ, pasi data 15 mars është data përfundimtare kur partitë politike duhet të dorëzojnë formulën e tyre dhe me kë do të jenë në  koalicion.