Festimet për Ditën e Verës, Berisha jep mesazhin nga Elbasani: Ditë simbol e lulëzimit, 14 maji do të sjellë ndryshim të thellë

99
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Elbasan për festimet e Ditës së Verës ku u shpreh se ky vend është kryeqyteti i kësaj feste për shkak të ruajtjes së traditës dhe numrin të madh të qytetarëve që zgjedhin Elbasanin për të festuar këtë ditë.

Berisha: Urimin më të përzemërta qytetarëve të Elbasanit për këtë ditë gëzimi feste për Elbasanin i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarëve. Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria në këtë kontekst Elbasani sot është edhe kryeqyteti i pelegrinazhit kombëtar dhe i meriton të gjitha ndërtimet për historinë e tij dhe festën që e ruajti më shumë se të tjerët, i meriton për shqiptarin e bardhë të qytetarëve ndaj dhe shpreh kënaqësi por nuk mund të mos thekson se kjo ditë është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit, natyra fillon dhe ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër, 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh për qytetarë të parë një intelektual të shquar dhe enjë politik të mirënjohur Luçiano Boçi për kryetar të Bashkisë edhe njëherë urimet më të përzemërta, Hirushen e festave tona siç e ka quajtur Faik Konica.