Meta pret në takim ambasadorin e Bullgarisë: Diskutuam mbi rëndësinë e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE

120
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ambasadorin e Bullgarisë, Momchil Raytchevski.

Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe rëndësia e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, kanë qenë temat kryesore që janë diskutuar mes tyre.

Postimi i Metës

Kënaqësi të bisedoja sot me Ambasadorin e Bullgarisë, z.Momchil Raytchevski. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe rëndësia e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian ishin temat kryesore. E falenderova për mikpritjen që m’u rezervua në Sofje, si edhe për kontributin e tij për përmirësimin e bashkëpunimit.