Çfarë po ndodh në Seria A? Federata italiane përgatit festë edhe për Interin të dielën

118
Sigal

E diela do të jetë dita e futbollit në Itali. Serie A do të mësojë se kush do fitojë kampionatin, Inter apo Milan. Kuqezinjtë janë favoritë pasi kanë 2 pikë më shumë, por në futboll asnjëherë nuk i dihet dhe Liga po përgatitet për të gjitha mundësitë (Do dërgojnë nga një trofe për secilin stadium).

Përfaqësues të organeve të Serie do të jenë të ndarë, disa në Milano për Inter-Sampdoria dhe disa në Reggio Emilia për Sassuolo-Milan. Sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, Presidenti i Ligës, Lorenco Cassini do të jetë prezent për 90 minutëshin e kuqezinjve, ndërsa administratori i deleguar, Luiggi De Siervo do jetë gati për t’i dhënë trofeun zikaltërve, nëse do ia dalin të mbrojnë titullin kampion.