Presidentja e Sindikatës së Bashkuar e Arsimit Shqiptar, Alma Lama tha se protesta e paralajmëruar e mësuesve më 18 Dhjetor ka për fokus njohjen e diplomave të mçsuesve, që kanë përfunduar studimet para sistemit të Bolonjës dhe pagën e 13-të.
Sipas Lamës, fokusi i protestës janë këto dy probleme, por arsimi shqiptarë ka edhe shumë të tjera.
“Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shqiptarë vendosi që përmes deputetes Ina Zhupa të kërkojmë ndihmë te organi ligjvënës në Shqipëri. Problemi ka nisur në 2015 dhe arsyeja pse mësuesit po ngrihen në protestë është legjitimiteti i diplomës dhe mësuesit kërkojnë pagën e 13-të si një të drejtë të mohuar. Arsimi ka shumë probleme, por fokusi i protestës sonë janë këto dy probleme.
Në qershor të 2024 nxori një problem të përsëritur të njohjes së diplomave, diploma e nivelit të mësuesve, të cilët kanë përfunduar studimet e tyre para sistemit të Bolonjës u penalizuan të parët. Mësuesit deri në qershor kanë marrë 140 dhe tani marrin 100. Këto diploma nuk mund të quhen bachelor, pasi ata i kanë përfunduar programet e plota të studimit.”





















