Mesazhi ngushëllues i Presidentit Bujar Nishani: Ikja e Andrea Stefanit, e pazëvendësueshme

496
Sigal

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të gazetarit Andrea Stefani.

Në cilësinë e kreut të Shtetit, por edhe si njeri, Nishani i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit

Nishani: Me ikjen e parakohshme nga kjo botë, Andrea do t’ju mungojë në mënyrë të pazëvendësueshme jo vetëm ju, familjes dhe njerëzve të dashur, por edhe kolegëve të tij gazetarë dhe analistë, sidomos shoqërisë civile shqiptare, ku ai dallohej gjithmonë për shpirtin luftarak dhe pasionin e pashtershëm, me të cilët luftonte e përpiqej për kauzat dhe bindjet e veta, pa bërë  kompromis për asgjë që nuk i dukej e drejtë.

Humbja e Andreas është e trishtueshme për këdo, por ajo që e lehtëson sadopak dhimbjen është trashëgimia shpirtërore dhe intelektuale, që i shpalosi gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij profesionale, duke nderuar familjen, si dhe duke pasuruar gazetarinë dhe aktivizmin civil shqiptar.

Shpirti i Andreas u prehtë në paqe!