Deputetja Monika Kryemadhi, njëherësh bashkëshortja e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, vjen në një rrëfim ndryshe

554
Sigal

Deputetja Monika Kryemadhi, njëherësh bashkëshortja e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, ka rrëfyer momente të veçanta nga jeta e saj. Në një intervistë, Monika tregon mënyrën sesi bashkë me Ilirin, janë kujdesur për edukimin e tyre, duke mos i llastuar aspak.

Zonja Kryemadhi ka treguar se fëmijët e saj, Bora, Era, Besar, janë të privuar nga shumë gjëra dhe vetë ajo u ka vënë caqe.

Madje deputetja tregon se fëmijët e saj janë rritur në një ambient komod që jo të gjithë e kanë, por pavarësisht kësaj ata janë edhe të privuar nga shumë gjëra.

“Një ndër caqet kryesore për të është edhe mënyra se si i shpenzojnë lekët. Kuota e tyre është 2 mijë lekë në ditë, të marrin një ujë, të hanë një gjë kur janë në shkollë”, ka rrëfyer Monika Kryemadhi.

Gjithashtu, përveç kësaj, ajo ka treguar se fëmijët ia tregojnë asaj sekretet e tyre përpara babait të tyre, Ilir Metës, pavarësisht kësaj Monika është e rreptë kur bëhet fjalë për shkollën e tyre. Madje ajo tregon se bën debat me z.Meta, sepse ai u thotë të mos mësojnë shumë, mos të lodhen.

Mes të tjerash, Monika Kryemadhi ka folur dhe për mënyrën se si ka rënë në peshë.

“Bëra një dietë spitalore dhe eliminova brumërat. Gjatë kohës që Iliri u dobësua unë u dyfishova. Shkuam në një rast ngushëllimi dhe unë isha veshur me të zeza për t’u dukur më e dobët. Gjithmonë më merrnin në telefon dhe më thoshin ke dalë shumë mirë sot. Ndërkohë që atë ditë më thanë e tmerrshme je bërë më e gjerë se Ilir Meta. Më dhimbte shpirti u bëra shumë keq dhe fillova menjëherë dietën”, ka thënë ajo.