Merr flakë kati i gjashtë i një pallati në Durrës

360
Sigal

Një pallat është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish-fabrikës së bukës në Durrës.

Bëhet e ditur se nga flakët është përfshirë një apartament në katin e gjashtë.

Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për të shuar flakët.

Nuk raportohet për viktima ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.