Mercedes Benz teston modelin e ri GLE në rrugët e Shqipërisë

530
Në javën e parafundit të dhjetorit të shkuar u publikua një video e testimit të modelit GLE të Mercedesit.
Testimi bëhej në Shushicë të Shqipërisë.
Video mori qindra mijëra klikime.
Por ajo është shpërndarë sërish në rrjet nga dega holandeze e Mercedes.
“Në malet e Shqipërisë GLE tregon se çfarë është në gjendje të bëjë. Male, gurë dhe një shtrat lumi kanë qenë pjesë e testimit. Natyrisht, për GLE nuk ka qenë një problem kalimi i tyre”, komenton faqja holandeze.
Sigal