Del në pension, zv/sherifi feston duke kërcyer në ashensor

456
Video e zëvendës sherifit në Kolorado që kërcen në ashensor këngën e reperit “Silento’s ““Watch Me (Whip/Nae Nae)” ka pushtuar internetin.
Klipi me Tony Scherb, zv.sheriffin e qarkut El Paso, është parë rreth 3 milionë herë që kur ai e postoi atë ditën e premte.
Ai e filmoi kërcimin qesharak për të festuar daljen e tij në pension, pas 29 vite në shërbim, thanë autoritetet.
Në videon 3 minutëshe, Scherb i frymëzon kolegët e tjerë të tij të shfaqin lëvizjet e tyre më të mira brenda ashensorit, por ata qëndrojnë serioz sapo shefi i tyre afrohet.
Sigal