Mëngjesi nis me reshje shiu, si do të jetë moti sot

151
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura.

Do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngate, rrebeshe shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht rrebeshet e shiut do të shoqërohen me breshër.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje -Verilindje me shpejtësi 1-8 m/s, dhe në bregdet deri 14 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 15/27 re shi

Kukës 13/26 re shi

Lezhë 15/26 re shi

Dibër 11/26 re shi

Durrës 15/26 re shi

Tiranë 18/29 re shi

Elbasan 15/29 re shi

Berat 12/30 re shi

Vlorë 16/27 re shi

Korçë 13/24 re shi

Gjirokastër 10/28 re shi

Sarandë 12/25 re shi.