Memorandumi, Shqipëri-Turqi, bursa reciproke për studentët dhe njohja e diplomës

503
Bursa reciproke, lehtësimi I procedurave të njohjes së ndërsjelltë të diplomave por dhe hapja e departamenve të gjuës shqipe në Univeristetet turke, janë pjesë të Memorandumit të mirëkuptimit për Bashkëpunim në fushën e Arsimit të Lartë”, të nënshkruar sot mes Turqisë dhe Shqipërisë. Nënshkrimi i këtij memorandumi u bë nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla me kreun e Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë.

“Nënshkrimi i këtij memorandumi synon të forcojë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, sidomos në fushën e arsimit të lartë, duke nxitur dhe mbështetur, ofrimin e bursave për studentët, bashkëpunimin e ngushtë për njohjen e diplomave, si dhe mbështetjen për hapjen e departamenteve të gjuhës shqipe në Institucionet e Arsimit të Lartë turke.

Ofrimi reciprok i bursave për studime universitare përbën rëndësi të veçantë për qarkullimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të studentëve, bazuar kjo në interesin e shfaqur në rritje nga studentët shqiptarë dhe turq” informon zyra e shtypit e MAS. Gjatë takimit me kreun e Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë, ministrja Nikolla u shpreh se: “Lehtësimi i procedurave të njohjes së ndërsjelltë të diplomave, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin (mobilitetin) e studentëve, por dhe do të rrisë numrin e shkëmbimeve universitare.”

Nga ana tjetër ministrja Nikolla theksoi, se; “Hapja e departamenteve të gjuhës shqipe në IAL-të turke dhe mësimi i gjuhës shqipe në nivel universitar do të promovojë vlerat e popullit shqiptar dhe të shqiptarëve në Turqi, si dhe do të jetë një vlerë e shtuar në studimet kërkimore-shkencore historike dhe gjuhësore.”
Sigal