Mediat italiane: Ndrangheta dhe mafia riciklojnë paratë e drogës në Shqipëri, kanë lidhje me politikanë

129
Sigal

Në artikull shkruhet se një operacion që u zhvillua në Shqipëri, në harmoni me Euronjust-in, përfshinte gjithashtu lidhje të nivelit të lartë politik që u lejon mafiozëve të operojnë aparatin e tyre masiv të pastrimit të parave dhe të pastrojnë paratë e pista të sipërmarrjeve të tyre kriminale.

Media prestigjoze HuffingtonPost në versionin e saj italian ka publikuar ditën e sotme një artikull ku i bën jehonë faktit se organizata mafioze italiane “Ndrangheta” dhe eksponentë të mafias pulieze janë duke i pastruar paratë e tyre në Shqipëri. Në artikull shkruhet se një operacion që u zhvillua në Shqipëri, në harmoni me Euronjust-in, përfshinte gjithashtu lidhje të nivelit të lartë politik që u lejon mafiozëve të operojnë aparatin e tyre masiv të pastrimit të parave dhe të pastrojnë paratë e pista të sipërmarrjeve të tyre kriminale.

ARTIKULLI I PLOTË

DIA e Barit pak më shumë se një muaj më parë (më 8 qershor 2022) ndërmori njëmbëdhjetë masa paraprake në arrest shtëpie (pesë shtetas italianë, përfshirë pulianë dhe kalabrezë, dhe gjashtë shqiptarë) për krime të ndryshme, si prodhimi dhe shitja e drogës, apo mbajtja dhe shitja e armëve. Hetimet e koordinuara nga DDA Bari kanë konstatuar se pas arrestimeve të viteve të fundit që kanë prekur trafikun e drogës mes dy brigjeve të Adriatikut, grupet kriminale kanë zhvendosur prodhimin e drogës nga Shqipëria në krahinat e Barit dhe Foggias. Këtu u sekuestruan dy plantacione, të rritura në serra, të përbëra nga mbi 8 mijë bimë marijuanë, me peshë mbi një ton e gjysmë, nga të cilat do të ishte e mundur të merreshin mbi dhjetë mijë doza droge për t’u hedhur në treg. Hetimet u zhvilluan në territoret e Cerignola, Bisceglie, Barit dhe dokumentuan furnizimin në zonat Foggiano dhe Brindisi. Prokuroria Antimafia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e mbi 100 personave (gjithnjë italianë dhe shqiptarë) dhe sekuestrimin e rreth gjashtë tonë drogë. Pas këtyre operacioneve nuk është e komplikuar të mund të nxjerrim disa të dhëna të natyrës logjike dhe shkencore. Duket e arsyeshme që edhe grupet kriminale puliane dhe kalabreze të përdorin Shqipërinë si bazë për pastrim parash. Nuk është për t’u habitur që të arrestuarit në këtë operacion të fundit policor përfshinin puljezë dhe kalabrezë. Gjithashtu, mediat shqiptare publikuan të dhëna të zbuluara që tregonin se këto banda mafioze po planifikonin të investonin paratë e tyre të paligjshme në vend, veçanërisht në operacionet e turizmit të pasurive të paluajtshme. Marrëdhëniet e mafias puliane dhe kalabreze me ato shqiptare në fushën e drogës italiane janë vërtetuar tashmë prej disa kohësh dhe nga hetime e gjykime të shumta, disa prej të cilave sot me dënime përfundimtare. Përgjimet e kryera në Shqipëri do të nxirrnin në dritë korrupsionin në shkallë të gjerë të sferave më të larta të pushtetit të përfshirë në sistemet e ndryshme të riciklimit në vend. Është e pamundur të mos pranohet që dy mafiet nuk e përdorin Shqipërinë si një territor të përshtatshëm dhe të favorshëm për pastrim parash. Marrëdhëniet midis mafias pulieze, kalabreze dhe shqiptare janë gjithnjë e më intensive duke pasur parasysh se tregjet e klaneve po zgjerohen çdo ditë që kalon. Operacioni që u zhvillua në Shqipëri, në harmoni me Euronjust-in, përfshinte gjithashtu lidhje të nivelit të lartë politik që u lejon mafiozëve të operojnë aparatin e tyre masiv të pastrimit të parave dhe të pastrojnë paratë e pista të sipërmarrjeve të tyre kriminale. Operacioni bëri të mundur arrestimin jo vetëm të mafias, por edhe të jakave të bardha, duke demonstruar edhe një herë sesi mafia ka ndryshuar dhe sa të thella janë rrënjët e infiltrimit mafioz në infrastrukturat politike, ekonomike dhe financiare. Në bisedat e regjistruara, dalin gjoja anëtarë të Ndranghetës, të cilët do të kishin diskutuar për investime të mundshme me një biznesmen shqiptar, të cilin e cilësuan si “i afërt me kryeministrin, është i afërt me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, është person i rëndësishëm”. Një tjetër përgjim tregoi se mafiozët flisnin për investime në sektorin e shëndetësisë të qytetit të Shkodrës, në veri të Shqipërisë. Sistemi i ri i riciklimit Shqipëri-Itali, Itali-Shqipëri po perfeksionohet duke krijuar rreziqe të mëdha për ekonomitë e të dy vendeve. Është e nevojshme që menjëherë të ndërgjegjësohemi për këtë fakt dhe të veprohet shpejt për të parandaluar që ai të bëhet realitet i konsoliduar.