Prof. Dr.Enver Bytyçi: Vendime të tilla nuk merren seriozisht

205
*
Sigal

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, është shpallur non grata edhe nga Britania e Madhe. Lajmin e ka konfirmuar vetë Berisha, në një konferencë për media. Sipas profesorit universitar dhe njohësit të çështjeve politike, vendimin për non-gratën e Berishës, fillimisht e ka marrë kryeministri Edi Rama. “Sa kohë që non-gratat për Berishën i shpall në fillim kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, aq kohë vendime të tilla nuk i merr njeri seriozisht!”, ka shkruar Bytyçi në një postim në Facebook. Ai ka thënë se shpallja non-grata e Berishës, ka një mesazh. “Ka vetëm një mesazh në shpalljen e Berishës non-grata: Nuk duhet ta duash atdheun aq sa të pengosh aleatët të realizojnë planet e tyre! Një kujtesë për opozitën: Duhet rrëzuar me çdo mjet Edi Rama! Por kujdes, ai po provokon luftë civile në Shqipëri! Ky ishte mesazhi i tij i djeshëm në parlament! Edhe anglezët gabojnë! E shpallën doktorin non-grata pas 7 korrikut! Po ta bënin më parë ndoshta do kishte efekt! Tani po vjen 7 shtatori! Më shumë shqiptarë do ketë në shesh!” ka shtuar profesori.