Me pushkë e municion në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Kukës

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 51-vjeçar për armëmbajtje pa leje, teksa ka sekuestruar një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Tejmoll.

Sigal

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.