Rritet kamata e borxhit, Shqipëria merr 80 mln USD nga BB

223
Sigal

Qeveria shqiptare ka kërkuar një tjetër hua tek Banka Botërore dhe këtë herë nën një projekt për Zhvillimin e Ekonomisë Blu. Këto hua do të rrisin borxhin, pasi nuk ka investime konkrete që të prodhojnë të ardhura.

Bëhet fjalë për një shumë 80 milionë dollarë e cila do të merret nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave por do të ketë si zbatuese Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Në një përmbledhje të bërë nga qeveria shqiptare thuhet se projekti do të ndihmojë në zbatimin e një qasjeje kombëtare dhe lokale sa i takon Ekonomisë Blu të integruar.

“Ky projekt do të ndihmojë në krijimin e një modeli të integruar të ekonomisë blu në Shqipëri që promovon rritje ekonomike, përmirësim të jetesës si dhe krijon vende pune duke ruajtur shëndetin e ekosistemit detar dhe atij në bregdet. Zona në konsideratë për aktivitetet e projektit është Vlora që ka edhe potencial për të tranzituar nga gri në një zhvillim blu të qëndrueshëm dhe elastik” thuhet në dokument.