“Më kërcënonte se do më vriste”, zbardhet dëshmia e Dhurata Saliajt: Para 3-4 ditësh Kudreti më erdhi në shtëpi dhe…

237
Sigal

Publikohet dëshminë e 33-vjeçares Dhurata Saliaj, e cila u arrestua mbrëmjen e kaluar si bashkëpunëtore në vrasjen e Kudret Saliajt.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, 33-vjeçarja ka deklaruar se ish-bashkëshorti i kërcënonte vazhdimisht se do ta vriste, duke shtuar se ai i shkonte edhe te familja e prindërve.

“Marrëdhëniet me Kudretin i kishim shume te acaruara. Sa here une tentoja te kontaktoja me fëmijët, ai vinte te puna e babit ose ne shtepi dhe na kercenonte dhe thoshte se do me vriste.

Rasti me i fundit ka qene para 3 ose 4 ditesh qe erdhi ne shtepi ne Picar dhe na kercenoi si familje. Kur vinte ne shtepi shumicen e hereve i dilte mami dhe perballej me te se mua kishin frike te me nxirnin. Para 1 muaji mami ka marre urdher mbrojtje nga ai per 1 vit.

Familja ime ka jetuar nen presion kaq muaj. Kam shkuar me babain tek gjykata dhe ja kam bere te qarte kudretit se une femijet nuk i le. Doja te takoja djalin ti flisja. Aty ndodhi ngjarja”, ka thënë e reja para hetuesve.