Më kapi për flokësh, më goditi në kokë dhe më kërcënoi se…”, 34-vjeçarja shqiptare tregon si e përdhūnoi ‘përbindëshi i Kavos’

365
Sigal

34-vjeçarja shqiptare, e abūzuar nga greku, Dimitris Aspiotis, i ashtuquajturi “përbindëshi i Kavos” në Korfuz në një emision televiziv ne Greqi ka zbuluar detaje rrëqethëse. Gruaja përshkruan makthin që ka përjetuar në duart e 47-vjeçarit në Korfuz, i cili më parë ka vuajtur dënimet me burg për përdhunim.

“Ai më rrahu, abūzoi me egërsi, më bëri video dhe më kërcënoi të më vriste”, tha 34-vjeçarja shqiptare.

Referuar dëshmisë së saj në polici, ajo ka treguar se i akuzuari u shfaq në shtëpinë ku ajo po qëndronte me partnerin e saj pasditen e 4 majit.

“Unë e kuptoj kush është ai sepse është mik me partnerin tim në Facebook. Unë nuk e doja atë burrë në shtëpinë time, sepse mësova se ai kishte përdhunuar dy gra angleze në të kaluarën” tha ajo.

“Unë isha në gjumë dhe papritmas u zgjova. Pashë që partneri im nuk ishte ne shtëpi. Dikush trokiti në derë kur e hapa pashë këtë person. U largua dhe pas pak u kthye përsëri. Më tha se partneri im kishte pirë dhe ishte dehur dhe ne duhej të shkonim ta merrnim. Ne ecëm për një kohë të gjatë dhe ai më ndërroi rrugën duke më kaluar nga një rrugë e ndotur. Aty unë u tremba, më nisi makthi dhe pyesja me vete se ku shkonim.

Në këtë moment më kapi për flokësh dhe më goditi disa herë në kokë” , tha gruaja në dëshminë e saj, kjo sa i përket fillimit të sulmit nga 47-vjeçari.

Mandej 34 vjeçarja përshkroi se i akuzuari e çoi në fshat në një kasolle dhe të nesërmen e përdhunoi egërsisht.

Duke folur në emisionin grek “Me ty”, avokati i 47-vjeçarit tha se i pandehuri ishte i pafajshëm. 47-vjeçari pretendon se akti seksuāl ishte kryer me dëshirën e gruas shqiptare.

“Ai ka vuajtur dënimin e tij dhe po përpiqet të bëjë një fillim të ri” tha avokati i 47-vjeçarit për klientin e tij.