‘Më grabitën katër mijë euro, kasaforta është bosh’, lushnjari shkon ditën e dytë dhe tërheq denoncimin: I gjeta në…

496
Sigal

Nuk gjeti paratë në kasafortë, e mendoi se ia kishin vjedhur. Lushnjari vë në lëvizje policinë por pasi kontrolloi mirë, i gjeti ato në një tjetër vend në banesë.

Policia e Lushnjës ka sqaruar se një ditë më parë, është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë shtetasi L. D, 52 vjeç, i cili denoncoi se i kanë vjedhur një sasi eurosh në kasafortë.

Pas marrjes së kallëzimit u ngrit grupi hetimor, u shkua në vendngjarje ku u kryen veprimet hetimore nga të cilat rezultoi se banesa s’kishte dëmtime as në dyer, as në dritare dhe kasaforta ishte e padëmtuar.

Ditën e sotme paraqitet sërish shtetasi L. D, në Komisariatin e Policisë Lushnjë ku deklaron se pasi kishte kontrolluar mirë në banesë, e kishte gjetur shumën e lekëve të cilat dyshonte se ja kishin vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim.

***
Banesa e vendosur në lagjen “Gafur Muço”, në Lushnjë, mësohet se është në pronësi të shtetasit L. Dervishi dhe ky i fundit pretendonte se në kasafortë kishte shumën rreth katër mijë euro, kursime të shtëpisë.