“Më dëmtoi varrin e nënës”, zbardhet dëshmia e autorit të krimit në Korçë

499
Sigal

Qyteti i korçës ditën e sotme u trondit nga një ngjarje makabre, ku  te  pazari i Korçës  është vrarë me sëpatë  një person.

Viktima është identifikuar, si Dashnor Osmani, rreth 50 vjeç, është qëlluar për vdekje pas koke nga Zamir Topi, 42 vjeç, i cili është arrestuar më pas nga policia.

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e autorit të vrasjes i cili ka zbuluar edhe shkakun e krimit makabër që tronditi qytetin e Korçës. Dashnor Osmani dhe Zamir Topi dyshohet se janë konflikuar për varrin e mamasë së këtij të fundit.

Mes Osmanit dhe Topit ka pasur konflikte të vazhdueshme për këtë çështje. Gjatë marrjes në pyetje Topi ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.

“E godita disa here me sëpate të cilën e bleva sot në mengjes. Ishalla nuk vdes. Nuk dua të bej krim. Unë nuk jam kriminel. Prej vitesh jemi grindur me njëri tjëtrin. Ai vendosi eshtrat e nënës së tij tek varri i nënës time. Nuk e duroja dot këtë gje. E kisha paralajmeruar. Nuk gjeja qetësi. I thashë sërish sot por nuk mori vesh. Ndaj e godita.”- mësohet të jetë shprehur 42-vjeçari.

Dashnor Osmani u qëllua me sëpatë pas koke në sy të bashkëshortes dhe vajzës së tij, teksa shiste banane.