Me armë, municione luftarake e uniforma të policisë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

125
Sigal

Një 25-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi qarkullonte me armë zjarri dhe thikë në automjet.

Oficerët e policisë bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në një automjet tip “Fiat”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 25-vjeçarit me inicialet Rr. H., banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit që i riu drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një krehër, municion luftarak dhe një thikë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, u gjetën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme si ato të Policisë dhe municion luftarak.

I riu akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.