Një person ka humbur jetën në Shkodër, pasi motori me të cilin udhëtonte është përplasur me një automjet.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
Viktima është identifikuar si shtetasi Pjeter Vasili, 65 vjeç.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 04.04.2020, ora 09:50, në fshatin Velipojë, ka ndodhur një aksident rrugorë, ku mjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen P. Ç. është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasi P. V. 68 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit