Drejtori i Burgut të Rrogozhinës infektohet me koronavirus

63

Mëngjesin e sotëm është konfirmuar me koronavirus edhe Drejtori i Burgut të Rrogozhinës së bashku me një nga specialistët e kësaj drejtorie, pas juristit të burgut,
ABC News njoftoi se tamponët i janë marrë gjashtë personave, punonjës të këtij burgu, përkatësisht; drejtorit, juristit dy specialistëve dhe dy mjekëve.

Tashmë rezultuan tre të infektuar që janë vetëkarantinuar në banesat e tyre dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Lajmi se ishte infektuar juristi i këtij institucioni, ka shkaktuar shqetësim tek të burgosurit, por ABC News ka mësuar se tre personat e infektuar, nuk kanë patur kontakt me personat që vuajnë dënimin në këtë institucion.

Save