Më 2024-ën do merren borxh 1.1 miliard euro për të shlyer borxhet

46
Sigal

Buxheti I ri/ Prapa tepsisë së bakllavasë dhe fasadës së buxhetit “lule”, qeveria po mban të fshehtë skemën e marrjes së një borxhi tjetër për vitin 2024, të cilin do ta shpallë pas miratimit të buxheti me amendime. Të dy borxhet me vlerë totale 1.1 miliardë Euro, do përdoren për financimin i PPP-ve grabitqare të oligarkëve. Po kështu, Euro-bondet do përdoren për të financuar administratat e qeverisjes qendrore e vendore, ujësjellësit e falimentuar dhe për të shlyer një pjesë të borxheve që bashkitë kanë ndaj bankave

 

Qeveria është detyruar të kërkojë borxhe të mëdha e me interesa të larta, sepse burimet e brendshme financiare nuk i përballojnë dot likuiditetet; madje i dështoi dhe skema e marrjes së 600 milionë Euro borxh nëpërmjet shitjes së bonove e obligacioneve me 5-6% interes…

 Deputetët e PS në Komisionin Parlamentar të Ekonomi-Financave, filluan mbledhjen për projekt-buxhetin e vitit 2024, duke vendosur mbi tavolinë një tepsi me bakllava, dhe me deklaratën se “ky buxhet do jetë lule për mirëqenien e popullit dhe zhvillimin e vendit”.

Por prapa tepsisë së bakllavasë dhe fasadës së buxhetit “lule”, qeveria po mban të fshehtë skemën e marrjes së një borxhi tjetër që do marrë në vitin 2024, të cilin nuk do ta deklarojë gjatë diskutimit, por do ta shpallë pas miratimit të tij e do ta ekzekutojë me amendime buxheti.

Informacioni që ka siguruar “Pamfleti” nga drejtoria e hartimit buxhetor të Ministrisë së Financave, bënë me dije se gjatë vitit 2024, qeveria ka planifikuar të marrë 2 borxhe në formë Euro-bondi, me vlerë totale 1.1 miliardë Euro nga tregjet e huaja private në bursën financiare.

Borxhin e parë, me vlerë 500 milionë Euro, qeveria shqiptare do ta kërkojë në fund të muajit janar 2024, me interes deri 7-8% dhe afat kohor shlyerje 15 vite.

Kjo sipas ekspertëve të buxhetit në ministrinë e Financave, është emergjente për fuqinë paguese buxhetore të vitit 2024. Përgatitjet e fshehta për ta siguruar, kanë nisur në fillim të tetorit 2023, duke aktivizuar agjentët financiar që kanë siguruar dhe Euro-bondet gjatë viteve 2015-2022.

Borxhin e dytë, me vlerë 600 milionë Euro, qeveria do ta kërkojë në muajin korrik 2024 dhe do pranohet me interesa 7-8% e me afat kohor shlyerje 20 vite; dhe procedurat për kërkimin e tij, do fillojnë qysh në shkurt 2024, nga frika se mund të mos e gjejnë dot, mbasi gjatë vitit 2024, tregjet e huaja financiare do jenë më të kufizuara për shkak të krizës globale.

Të dy borxhet me vlerë totale 1.1 miliardë euro, do përdoren për financimin i PPP-ve ekzistuese jo prodhuese e zhvatëse të buxhetit, si “Check-up”, Laboratorët Mjekësor; Matësit e pompave të naftës, por edhe për 5 koncesionet e reja që do jap qeveria gjatë vitit 2024.

Po kështu, Euro-bondet do përdoren për të financuar administratat e qeverisjes qendrore e vendore, ujësjellësit e falimentuar dhe për të shlyer një pjesë të borxheve që bashkitë kanë ndaj bankave shqiptare, enteve e agjencive të huaja, të marra për financim projektesh lokale.

Të dy borxhet me vlerë totale 1.1 miliardë Euro, do përdoren për financimin i PPP-ve ekzistuese jo prodhuese e zhvatëse të buxhetit. Po kështu, Euro-bondet do përdoren për të financuar administratat e qeverisjes qendrore e vendore, ujësjellësit e falimentuar dhe për të shlyer një pjesë të borxheve që bashkitë kanë ndaj bankave shqiptare, enteve e agjencive të huaja, të marra për financim projektesh lokale.

Marrja e këtyre 2 borxheve, u deklarua nga Ministri i Financave, Ervin Mete në parlament, por siç duket nxori sekretin e Bablokut, prandaj nuk e ka përmendur në projekt-buxhetin e vitit 2024, megjithëse do jenë zëri kryesor i financimit neto, për menaxhim borxhesh e likuiditetesh.

Sipas të dhënave, Eurobondi i parë nga kjo qeveri është marrë më 12 nëntor 2015 me vlerë 450 milionë Euro e interes 5.8%. Në vitet 2018-2023, janë marrë 5 Eurobonde me vlerë totale 2.3 miliardë Euro e interes nga 6% deri në 10.5%.

Ndërsa gjatë vitit 2024, do merren edhe 1.1 miliardë Euro borxhe afat shlyerje 10  e 20 vite dhe interesa 7-8%; për shkak se me burimet e brendshme, qeveria nuk i përballon dot likuiditetet; madje, Delian Ibrahimajt e guvernatorit Gent Sejko, u dështoi dhe skema e marrjes së 600 milionë Euro borxh, nëpërmjet shitjes së boneve e obligacioneve me 5-6% interes.