Mbytet një person në Fier, një tjetër në gjendje të rëndë në Spital (EMRAT)

191
Sigal

Një person është mbytur këtë të shtunë në plazhin e “Pishe Poros” në Fier.

Ndërsa një tjetër, ndodhet në gjendje të rëndë.

I mbytur ka mbetur Fiqo Rexhepi, ndërsa Arben Alizoti ka arritur të shpëtojë.

Dy persona kanë rrezikuar të mbyten pasditen e së shtunës në plazhin e Pishe poros në Fier.

Të dëmtuarit janë transportuar në spitalin e Fierit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy personave u është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare.

Njoftimi i Policisë:

Pishë Poro, Darëzezë

Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.