Mbyllja e Call Center-ave/ Qeveria shqiptare ende pa strategji

655
Puna në Shqipëri nuk është diçka që mund ta gjesh lehtësisht dhe çdo mundësi punësimi ndikon në ekonominë e individit por edhe në ekonominë e vendit.

Një nga alternativat e punësimit është puna në Call Center. Këto kompani kanë hapur mijëra vede pune për të rinjtë të cilët pasi mbarojnë studimet nuk gjejnë dot hapsirat e duhura për të punuar në profilin e tyre të studimit, por ka gjithashtu shumë studentë që punojnë edhe studiojnë në të njëjtën kohë, pra punojnë me kohë të pjesshme për të përballuar studimet, sepse Call Center-i ta jep një mundësinë të tillë por gjithashtu u paguan siguracionet punonjësve të tyre (në pjesën më të madhe të rasteve). Është një punë e cila për nga pagesat e mira të punëtorëve ka krijuar konkurencë.

Nëse këto kompani Call Center-ash do të mbylleshin atëherë shumë të rinjë do të ngeleshin pa punë.

Sipas një ligji italian, Call Centerat në Shqipëri, pas datës 1 prill të këtij viti, do të kufizojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë dhe do të rikthehen në Itali.

Call Center-at kërkojnë marrjen e masave nga shteti shqiptar që të zbuten efektet e këtij ligji mbi këto kompani, por disa prej tyre po përgatiten për t’u larguar.
Shteti Italian ofron një subvensionim favorizues për ato Call Centera që operojnë në vendet e BE-së. Kompania Telecom Italia, që prej datës 20 mars, do të largohet nga Shqipëria.
Ka 10 muaj që debatohet për këtë ligj në Itali dhe tashmë është një fakt i kryer. Ky ligj fillon prej datës 1 prill dh e do të ketë efekte edhe në vendin tonë.

Ministria e Ekonomisë ka dhënë siguri se këta sipërmarrës Italian në Shqipëri nuk do të preken por me anë të subvencionimit që qeveria Italiane do të bëjë për Call Centerat që do ta zhvendosin punën e tyre në vendet e BE-së çdo gjë ka ndryshuar duke marrë përmasa të reja dhe duhet një strategji e re nga ana e qeverisë shqiptare, që ligji italian të ketë efekte të reduktuara në Shqipëri. 

Pasojat ekonomike pritet të jenë të konsiderueshme nëse kufizimi i aktivitetit të këtyre kompative në Shqipëri do të jetë në përmasa të mëdha.
Dy ekspertë të kësaj fushe kanë deklaruar se qeveria shqiptare duhet të hartojë një strategji të qartë për këtë çështje. 

Egli Haxhiraj, Avokat Këshillimi i Sipëmarrësve Italianë:
Do të ishte mirë që edhe qeveria shqiptare të përgjigjej me një strategji të përbashkët midis operatorëve dhe shoqatës së call centerave dhe vetë biznesmenëve italiane për të marrë masa që të reduktojë efektet negative të këtij ligj, zbatimin në Shqipëri.

Përfaqësuesit i Comfini Industria Italia në Shqipëri, Roberto Caparrota thotë se 97% e këtyre bizneseve duke filluar nga 1 prilli deri në 6 muaj do të mbyllen.

Roberto Caparrota: 
Po merren masa për të ikur dhe të kthehen në Itali. Në fillim të gjitha ishin të fokusuara në Rumani, por fakti që ministri i Zhvillimit Ekonomik është gati të japë subvencionet e call centerave mendoj se shumica do vazhdojë në Itali.
Përgjegjësinë për zbatimin e këtij ligjit, qeveria italiane ia ka ngakuar kompanive të mëdha të telekomunikacioni, sigurimeve apo bankave që oforojën shërbime për operatorët e call center. Ata do të jenë filtri të cilat përmes marrëvesjes së protokollit. Por duket se efektet e këtyre nismave të qeverisë italiane kanë filluar të ndjehen në Shqipëri.
Telecom Italia nga data 20 mars tërhiqet nga Shqipëria. Shteti Shqiptar nuk ka ende një strategji për ta zgjidhur këtë situatë dhe pasojat janë mijëra vende që rrezikohen të mbyllen.
Sigal