Mbyllet muaji i letërsisë dhe arteve për krijuesit e Sarandës

Nga Agron MEMA

Tetori, si muaji i letërsisë dhe arteve, dhe për krijuesit e Sarandës ka qenë një muaj i ngjeshur me aktivitete në bashkitë Delvinë, Konispol e Sarandë. Në Konispol u promovua libri me poezi i 16 vjeçares Anisa Xhaferri, në Delvinë promovimi i Antologjisë 2, poezi të Thoma Cero dhe romanet  e Xhevdet Ahmetit dhe një sër aktivitetesh të tjera letraro- artistike. Mbylla e këtij muaji aktivitetesh për ” Shoqatën e Krijuesve Jonianë” e drejtuar nga shkrimtari dhe poeti ing. Hekuran Halili, rregjistroi aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me bashkinë e Sarandës në Qendrën Rinore të kësajë bashkie me Shoqatën e Krijuesve Jonianë. Ishte një konkurs dhe bisedë artistike mes krijuesve dhe lexuesve të vegjël, nxënës të shkollës 9- vjeçare ” Adem Sheme” të Sarandës. Drejtoresha për arsimin pranë bashkisë Sarandë, Teuta Ahmeti, inspektorja e konsumatorit pranë kësaj Bashkie Manjola Çelo, në fjalën përshëndetëse theksuan frytshmërinë e produktivitetit të leximit të veprave letraro- artistike dhe shtimin e këtyre aktiviteteve bashkëpunuese me krijuesit e qytetit dhe jo vetëm, në të ardhmen. Nga ana e tyre krijuesit e qytetit i falenderuan nxënësit, mësuesit dhe punonjësit e bashkisë Teuta e Manjola, për organizimin e herë pas herëshme të këtyre aktiviteteve bashkëpunuese mes nxënësve dhe shkrimtarëve të qytetit, dhe nuk janë të pakta. U theksua vlera dhe pozitiviteti që ka leximi i librit krahasimisht me përdorimin e rrjeteve sociale në ditët e sotme. Nxënësit recituan krijime artistike dhe kërkuan, gjë e cila u pranua nga krijuesit dhe punonjësit e bashkisë si e realizueshme, botimi i një antologjie me krijime të vet nxënësve. Tetori ka qenë një muaj i ngjeshur me aktivitete frytdhënëse dhe bashkëpunimi me pushtetin lokal, kjo falë dhe dashamirësisë dhe përkushtimit ndaj punës dhe letërsisë së punonjëseve të bashkisë Teuta Ahmeti e Manjola Çelo.

NOA