Mbushi serën me kanabis, arrestohet Astrit Patozi

346
Policia e Fierit ka arrestuar një 50-vjeçar pasi në serën e tij në fshatin Kurjan të Roskovecit i janë gjetur bimë narkotike. Autori i dyshuar është identifikuar si shtetasi Astrit Patozi.
Sigal

 

Njoftimi i Policisë: 

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë policore për një shtetas që dyshohej se kishte kultivuar bimë narkotike, është organizuar puna për kapjen e tij.  Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 50 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Roskovec. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit në serën në pronësi të tij, në fshatin Kurjan, Policia gjeti të kultivuara bimë narkotike të dyshuara kannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.