Berisha paralajmëron Bashën dhe Ramën: Mos luani me të drejtën tonë! Largoni mercenarët nga PD

229
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar njerëzit e armatosur të Bashës në selinë e PD-së, që të mos bëjnë të fortin pasi është mercenarizëm dhe se nuk ka forcë në botë që kthen pas vullnetin e 44 mijë demorkatëve.

Në emisonin ‘Të Paekspozuarit’, Berisha ka paralajmëruar edhe Ramën që të mos e mbrojë më me njerëz të armatosur Bashën pasi ai nuk është më kryetar i PD-së dhe të mos luaj me kukulla pasi ne jemi në të drejtën tonë.

Berisha: I them atyre që janë brenda selisë së PD-së që mos bëni të fortin e Lulzim Bashës është mercenarizëm. Është e vërtetë që ka pasur persona edhe nga vende të tjera, u bëj thirrje që nuk keni punë në akte mercenare. I them Lulzim Bashës se nuk ka forcë në botë që të kthejë 44 mijë anëtarë që kanë firosur për shkarkimin e tij, nuk ka forcë në botë. I them dhe Ramës se është fakt se e mbron Bashën me njerëz të armatosur, i them se Basha tani nuk është më kryetari i PD-së por një deputet i thjeshtë, Rama të mos luajë me kukulla ne jemi në të drejtën tonë. Një proces i tillë nuk e ka njohur Shqipëria, që të votojnë 44 mnijë demokratë apo në atë ditë të acartë që të votojnë 4446 delegatë për shkarkimin e Bashës.

Ramës i duhet Basha se e përdor për marrëveshje në darkat me qilime. Balla dhe Veliaj shkuan me porosi të Ramës dhe kjo nuk ka asnjë dyshim.