“Masakra e Lushnjes”/ Refuzohet kërkesa për marrjen si dëshmitarë të miqve të Laert Haxhisë, ja kur do të mbahet seanca e radhës

56
Sigal

Gjykata ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Laert Haxhisë për marrjen në pyetje si dëshmitar të Orges Bilbilit e Kaloshit. Këto dy të fundit janë të dy miq të Haxhisë.

Ndërkohë mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 29 shkurt, ku do të njoftohen tre dëshmitar të mbrojtjes.

NOA

Kujtojmë se Laert Haxhiu u arrestua muaj më parë në Janinë të Greqisë. Gjykata e Apelit të Janinës ka dhënë dritën jeshile për ekstradimin e të shumëkërkuarit Laert Haxhia, duke rrezuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës se Parë, që kishte refuzuar ekstradimin e Haxhiut.

Laert Haxhiu kërkohet nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale. Laert Haxhiu është duke u gjykuar ne mungese për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017. Në atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.