Maratona ndërkombëtare, ja akset rrugore që do të bllokohen

40
Sigal

Zhvillimi i Maratonës Ndërkombëtare do të mbajë të bllokuara disa akse rrugore në Pogradec, për rreth një orë e 30 minuta, në fashat orare nga ora 19:00-20:30.

Sipas njoftimit të Bashkisë së Pogradecit, drejtuesit e automjeteve janë të lutur të marrin masa për të mos lëvizur në këtë orar në rrugën nacionale pra nga ora 19⁰⁰ deri në orën 20³⁰.

Kjo maratonë me mbi 500 pjesëmarrës nga mbi 25 vende të botës do të zhvillohet pikërisht në qytetin e Pogradecit.

Njoftimi i Bashkisë së Pogradecit:

Në kuadër të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare @marathon_enkelana  datë 29 Korrik 2023 ju lajmërojmë se do të bëhet bllokim i përkohshëm i aksit nacional Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec:

Bllokimi për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19⁰⁰-20³⁰

Në të dyja drejtimet e lart përmendura, pra në sensin kur vjen nga Tirana dhe nga Korça.

Gjithashtu të bllokuara do të jenë edhe rrugët e qytetit deri në përfundim të maratonës. Të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të lutur të marrin masa për të mos lëvizur në këtë orar në rrugën nacionale pra nga ora 19⁰⁰ deri në orën 20³⁰.

Maratona ndërkombëtare, ja akset rrugore që do të bllokohen

Maratona ndërkombëtare, ja akset rrugore që do të bllokohen

Maratona ndërkombëtare, ja akset rrugore që do të bllokohen