Manastirliu, thirrje: Mos shkoni në spitale pa pasur urgjencë!

385
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri thirrje në mesditë se zbatimi i vendimit për qëndrimin në shtëpi duhet ndjekur nga të gjithë! “Duket e vështirë por është thjesht të bësh më të mirën, për veten dhe kë të rrethon! – shkroi Manastirliu në Fb. – Personeli mjekësor është në krye të detyrës si çdo ditë, por që t’u shërbejë qytetarëve, duhet të zbatohet rregulli që të mos drejtohemi në spitale pa patur urgjencë shëndetësore dhe nëse keni shenja të Covid-19 të telefoni Urgjencën Kombëtare në numrin 127 dhe të ndiqni udhëzimet që do ju jepen!Sjellja individuale është thelbësore në kufizimin e përhapjes së Covid-19 ndaj kërkojmë bashkëpunimin e secilit prej jush,” përfundon ministrja.

Sigal