Manastirliu 300 milion lekë pazar me 4 oligarkët e shëndetësisë brenda një dite

256
Sigal

300 milionë lekë në një ditë iu ka xhiruar në arkat e tyre ministrja Manastirliu oligarkëve të shëndetësisë. Firmat “MONTAL sh.p.k”, “BIOMETRIC ALBANIA”, “O.E.S Distrimed” dhe “Euromed sh.p.k”. Këto firma janë të njohura për miliardat, që gllabërojnë nga tenderat pa garë të Manastirliut, si dhe për pronarët e tyre oligarkë famëkeqë. Bëhet fjalë për dy tendera përmes të cilëve Manastirliu do të blejë materiale mjekimi, kur në fakt thjesht sa po shpërdoron fondet e sektorit që drejton. Konkretisht, bëhet fjalë për “Blerje materiale mjekimi te përgjithshme për nevoja te Spitali Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Glozheni”, tender i mbyllur më datë 28 shkurt. Sipas joq Loti 1 ka si fond limit vlerën 146 milionë lekë. Por, është bërë zakon tashmë nga ministresha kontrata është firmosur direkt pa u zhvilluar garë fare. Vetëm bashkimi i operatorëve MONTAL sh.p.k & BIMOETRIC ALBANIA sh.p.k, kanë paraqitur ofertë me vlerë 145 milionë lekë. Dhe pa ndjekur rregullat që i dikton ligji, Manastirliu i ka shpallur fitues, në mungesë të konkurrencës. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi në lojë ishin dy oligarkët Skënder Lufi i “Montal shpk” dhe Artur Kadareja i “Biometric Albania”. Lufi njihet mjaft mirë në përftimin e kontratave të Shëndetësisë, sidomos për miliardat që merr vetëm për pajisjen me skanera të spitaleve dhe mirëmbajtjen e tyre. Kujtojmë këtu si një nga vjedhjet më të hapura blerja dhe mirëmbajtja e skanerit me vlerë 1.17 milionë euro pa TVSH, në gusht 2020.Po, në të njëjtën ditë Ogerta ka firmosur edhe një tjetër kontratë për oligarkët Engjëll Hoxha, Hervin Fora dhe Orjada Jaho, Ermal Rizaj. Ata kanë marrë pjesë në garën për lotin 2 të tenderit me objekt“Blerje materiale mjekimi te pergjithshme per nevoja te Spitali Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Glozheni”.Për këtë tender është vendosur fondi me vlerë 154 milionë lekë dhe u fitua nga oferta më të njëjtën vlerë. Çka përbën shkelje të ligjit “Për Prokurimet Publike”. Por, nuk mbaron këtu. Katër oligarkët kanë “konkurruar” me firmat e tyre Euromed sh.p.k & O.E.S Distrimed, si bashkim operatorësh. Në fakt nuk kanë konkurruar fare, pas Manastirliu ua ka firmosur edhe atyre kontratën pa garë fare, duke shtuar kështu tenderin e dytë në listë brenda një ditë në thyerje të ligjit. Nuk është më e habitshme se ku shkojnë fondet e Shëndetësisë, kjo është pikërisht arsyeja që nuk mund të kemi shëndetësi falas.