Makina përplaset me motorin në Lezhë, plagoset një person

153
Sigal

Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Lezhë, në aksin rrugor, Lezhë-Rrilë.

Konkretisht një mjet është përplasur me një motor. Për pasojë, drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar për në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.