Mike Pence, thirrje Prokurorit të Përgjithshëm: Jep llogari para amerikanëve, pse e kontrollove shtëpinë e Trumpit

152
Sigal

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, Merrick Garland, t’i japë llogari amerikanëve se përse u krye kontrolli në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago.

Pence, i cili është distancuar nga Trump mes spekulimeve se ai mund të kandidojë për zgjedhjet e vitit 2024, është shprehur se  ai ndan “shqetësimin e thellë” për kontrollin e paprecendentë në pronën e Trump.

“Asnjë ish-president i Shteteve të Bashkuara në histori, nuk i është nënshtruar ndonjëherë një bastisjeje të tillë në rezidencën personale”, shkroi ai.

Për më tepër, Pence tha se kontrollet “minojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”.

Prokurori i Përgjithshëm, Garland duhet të llogari para popullit amerikan se pse u ndërmor ky veprim dhe ai duhet ta bëjë këtë menjëherë” shtoi ai.