Makina përplas nxënësin në Berat, shoferi arratiset, 15 vjeçari në gjendje të rëndë

207
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku një makinë ka shtypur një nxënës të vitit të parë në shkollën “Kristaq Capo”.

Shoferi i makinës tip BMW është larguar nga vendngjarja, ndërsa 15-vjeçari i aksidentuar ndodhet në gjendje të rëndë.

Gjimnazisti është transportuar me ambulancë drejt spitalit Rajonal Berat dhe ende nuk dihet identiteti i tij. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e shoferit të makinës.

Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit për të zbardhur shkaqet.