Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha në Vlorë

240
Sigal

Një këmbësor është përplasur nga makina pranë vijave të bardha.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Transballkanike” ndërsa i dëmtuari është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Raportohet se këmbësori po kalonte rrugën nga një anë në tjetrën kur një makinë tip “Benz” e ka goditur për shkak të lëvizjes me shpejtësi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:40, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, shtetasi K. P., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin H. L., rreth 75 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.